Lajme nga Bota

Roma planifikon të vendosë bileta për turistët që vizitojnë shatërvanin e Trevit

Roma planifikon të vendosë bileta për turistët që

Qyteti i Romës planifikon të vendosë një tarifë bilete për turistët e huaj që duan të hyjnë në një nga monumentet më të njohura në botë: sheshin ikonik me shatërvanin e famshëm Trevi.

Siç raporton gazeta franceze Le Figaro, bashkia e kryeqytetit italian njoftoi këtë të mërkurë se po shqyrton mundësinë e pagesës së një bilete për të hyrë në monument. Një masë në studim për të luftuar mbiturizmin që prek Qytetin e Përjetshëm.

Alessandro Onorato , përgjegjës për turizmin në bashkinë e Romës, tha se autoritetet planifikojnë gjithashtu të vendosin një kufi qëndrimi për vizitorët e huaj.

Shatërvani Trevi është një nga pikat turistike më të njohura në mbarë botën.

Legjenda thotë se nëse ndiqni një traditë shumë specifike duke përdorur dorën e djathtë për të hedhur një monedhë mbi supin tuaj të majtë, atëherë do të ktheheni në Romë në një moment të jetës tuaj.

Kjo traditë ka vazhduar për qindra vjet me vizitorët që shprehin një dëshirë përpara se të hedhin një monedhë në shatërvan.

Paratë mblidhen dy herë në javë dhe monedhat shkojnë për bamirësi siç tregohet nga tabelat rreth shatërvanit.