Lajme nga Bota

Rrëfehet nëna e 18-vjeçarit që vrau 19 nxënës në Texas

Rrëfehet nëna e 18-vjeçarit që vrau 19 nxënës

Nëna e 18-vjeçarit që ka vrau 19 nxenës dhe dy mësuese në Texas, ka folur publikisht për ngjarjen e rëndë. Për mediat ajo ka thënë se djali i saj nuk ishte i dhunshëm dhe që kishte mbetur pa fjalë kur mësoi për ngjarjen.

Adriana Reyes tregoi se për herë të fundit ka folur me djalin e saj të hënën, kur ishte ditëlindja e tij. Gruaja mohoi të kishte marrëdhënie të ftohta me të, por pranoi se ai nuk kishte shumë miq.

“Djali im nuk ishte një person i dhunshëm. Unë jam i befasuar nga ajo që ai bëri,” tha ajo për mediat e huaja.

“Unë lutem për ato familje. Unë lutem për të gjithë ata fëmijë të pafajshëm.”

Disa ditë para se të kryente krimin, autori kishte publikuar në rrjete sociale dy armë dhe kishte etiketuar një vajzë.

Ai punonte në një restorant dhe kolegët e kanë përshkruar si një njeri jo miqësor. Një ish-shok klase pohoi më tej se ai ishte bullizuar sistematikisht nga bashkëmoshatarët, ky ishte dhe shkaku që i riu vendosi të linte shkollën.