Lajme nga Bota

Rregullat e reja për ata që do udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi

Rregullat e reja për ata që do udhëtojnë nga Shqipëria

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Greqia i ka ashpërsuar masat ndaj Shqipërisë. Pika Kufitare e Kapshticës vazhdon të jetë e bllokuar, kurse ata që do kalojnë nga Kakavija, do të përballen me masa më të ashpra, duke filluar nga e hëna që vjen.

Zgjatet karantina nga 7 në 14-ditore. Orari i lëvizjes është vetëm 12 orë.

Pra, udhëtarët do lejohen të kalojnë vetëm nga ora 07:00 deri në orën 17:00.

Kufizime janë vendosur edhe në numrin e njerëzve që kalojnë. Vetëm 400 shtetas shqiptarë do mund të kalojnë në vendin fqinj brenda orarit të përcaktuar, ndërsa për drejtuesit e kamionëve nevojitet testi ndaj Covid-19.