Lajme nga Bota

Rregulli i ri nga BE: Makinat me kuti të zezë si avionët, për çfarë shërben dhe pse po kritikohet

Rregulli i ri nga BE: Makinat me kuti të zezë si avionët,

Nga korriku 2022 prodhuesit e makinave në vendet e Bashkimit Europian do të duhet të instalojnë kutinë e zëzë.

Për çfarë shërben?

Ashtu si tek avionët, kutia e zezë do të ketë të regjistruara të dhënat teknike, të cilat mund të përdoren për të zbuluar shkaqet e një aksidenti.

Por cilat të dhëna janë të përfshira dhe kush do të ketë qasje?

Bashkimi Evropian synon që të gjitha makinat e reja të pajisen me sisteme të reja të regjistrimit të të dhënave të ngjashme me "kutitë e zeza" të famshme të përdorura në avionë. Ideja është të fitohet aksesi në një sërë të dhënash teknike specifike që lidhen me sekondat para përplasjeve, me shkallë të ndryshme të ashpërsisë. Kjo vlen për të gjitha kategoritë e makinave (vetura të pasagjerëve dhe mjete të shërbimeve), por ende nuk ka propozim për mjetet me dy rrota. Vetëm zyrtarët e zbatimit të ligjit do të autorizohen të kenë qasje në këto të dhëna, kur ytë jetë e nevojshme, dhe jo kompanitë e sigurimeve.

Të dhënat veçanërisht përfshijnë shpejtësinë e automjetit, frenimin, këndin e timonit, pjerrësinë e tij në rrugë dhe nëse sistemet e ndryshme të sigurisë së automjetit ishin në veprim, duke filluar me rripat e sigurimit. Sistemi gjithashtu do të bëjë të mundur identifikimin e llojit preciz të automjetit.

Të gjitha të dhënat premtohet të anonimizohen, në atë që të dhënat nuk do të përfshijnë numrin e identifikimit të automjetit ose ndonjë informacion tjetër që mund të identifikojë pronarin e automjetit. Dhe, ndryshe nga regjistruesit, nuk do të regjistrohen biseda në kabinë!

Ky sistem nuk mund të fiket dhe do të funksionojë vazhdimisht sapo automjeti të jetë në lëvizje. Sidoqoftë, të dhënat e regjistruara do të mbishkruhen vazhdimisht me të dhëna të reja, përveç sekondave para dhe pas përplasjeve. Sisteme të ngjashme ekzistojnë tashmë në SHBA, Kore, Japoni dhe Zvicër.

Kritikat:

Grupet e motoristëve francezë dhe shoferë kritikojnë këtë nismë me pretendimin se iu preken të drejtat kushtetuese. Sipas tyre masa i hap rrugën monitorimit të të shoferëve, duke rritur mundësitë për gjobë dhe heqje të patentave në rast shkeljesh të rregullores.

Sidoqoftë, Roza Thun, eurodeputetja polake e kredituar për shtyrjen e legjislacionit përmes Gjykatës Evropiane, tha se masat e sigurisë do të shpëtojnë mijëra jetë në vitet që vijnë.

Le News

*Tiranapost.al.