Lajme nga Bota

Rregulli në Manchester kundër virusit: Ndalohen marrëdhëniet seksuale, rasti përjashtues

Rregulli në Manchester kundër virusit: Ndalohen marrëdhëniet

4.5 milionë banorë që jetojnë në Manchester dhe zona të tjera të North West do të përballen me një gjobë prej 100 paundë nëse shkelin rregullat e bllokimit kundër koronavirusit që hynë në fuqi mesnatën që lamë pas.

Ligjet e reja përfshijnë ndalimin e marrëdhënieve seksuale me këdo që nuk jeton në një shtëpi me partnerin vetëm në rast kur anëtarët (çifti) nga dy familje frekuentohen prej kohësh.

Ky vendim ka hapur debate, por autoritetet arsyetojnë se duhet bërë gjithçka për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe rrezikun e shpërthimit të valës së dytë.

Ndër vendimet e tjera përfshihen: Nuk lejohet takimi me njerëz që nuk jetojnë në një shtëpi, nuk lejohet afrimi me të tjerë në lokale, kafene, dyqane, qendra komuniteti etj.

Ndërsa nëse dy familje që jetojnë pranë dhe janë pak anëtarë mund të takohen me njëri tjetrin por duke ruajtur distancën.

Në ambiente të mëdha të hapura, mund të takohen gjashtë persona maksimumi, por duke mbajtur një distancë prej 2 metrash.

Por pavarësisht apelit të autoriteteve shëndetësore, qytetarë të Manchesterit janë parë pranë njëri tjetrit duke shijuar rrezet e diellit. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në terren dhe do gjobiten ata që nuk i zbatojnë masat.