Itali/ Rrëshqitje të mëdha dheu në ishullin Ischia, 7 viktima

E Diel 27 Nëntor 2022, 20:52
TiranaPost
7 persona kanë humbur jetën pasi një stuhi goditi ishullin Ischia, në Itali, duke shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheu.
Viktima e parë ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme u gjetën 6 trupa të tjerë të pajetë, mes tyre edhe tre fëmijë.
Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit, të cilët dyshohet se janë mbuluar nga balta.
Këshilli i Ministrave në Itali shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.