Lajme nga Bota

Rreth 1 milion viktima, paralajmëron OBSH: Numri i të vdekurve nga Covid-19 mund të dyfishohet

Rreth 1 milion viktima, paralajmëron OBSH: Numri i të vdekurve nga

Ndërsa numri i vdekjeve globale nga koronavirusi po kap shifrën rreth  1 milion njerëz, Organizata Botërore e Shëndetësisë  paralajmëroi se "nuk është e pamundur" që numri të mund të dyfishohet nëse vendet nuk punojnë në mënyrë uniforme për të marr masa kundër përhapjes së virusit.

“Është me siguri e paimagjinueshme, por nuk është e pamundur kemi parë humbjen e 1 milion njerëzve brenda nëntë muajve”, tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së.

Që kur koronavirusi u shfaq nga Wuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar, ai ka infektuar më shumë se 32 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë të paktën 983.900 njerëz shkruan "CNBC".

“Sidoqoftë, 2 milion ose më shumë vdekje të koronavirusit mund të raportohen para se një vaksinë Covid-19 të bëhet gjerësisht e disponueshme”, paralajmëroi Ryan.