Lajme nga Bota

Rrezik për valë të tretë virusi? Eksperti i OBSH u bën një thirrje serioze qeverive europiane

Rrezik për valë të tretë virusi? Eksperti i OBSH u bën

David Nabarro është i dërguari special i OBSH për Covid në Europë i cili parashikon një valë të tretë të koronavirusit në Europë për fillimin e vitit 2021 nëse qeveritë ndërpresin masat dhe nëse dështojnë në parandalimin e valës së infeksionit. Në një intervistë për gazetën zvicerane ai tha: Ata humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë verës, sepse vunë nën kontroll valën e parë. Tani jemi në valën e dytë, dhe nëse ata nuk ngrenë infrastrukturën e nevojshme do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm.

Eksperti britanik Nabarro mori shembullin e Zvicrës ku tha se aktivitetet me ski mund të çojnë në rritje të ndjeshme të infeksionit dhe viktimave, ndërsa për planin e Britanisë ku kryeministri ka thënë se mund ti japë fund bllokimit me dy dhjetor është skeptik për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

Ai tha se vendet si Kina patën sukses për shkak të respektimit të vendimeve të autoriteteve dhe ndërgjegjësimit. 

*Al Jazeera/ Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.