Rrëzohet avioni në Brazil. Humbin jetën 4 lojtarë dhe presidenti

E Diel 24 Janar 2021, 17:37
TiranaPost
Ditë zie për futbollin brazilian. Presidenti dhe 4 lojtarët e skuadrës së futbollit Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën tragjikisht këtë të diel në një aksident ajror.
Ata fluturonin për një ndeshje në të cilën nuk arritën kurrë. Bashkë me 4 lojtarët dhe presidentin e skuadrës, humbin jetën edhe piloti.
Viktimat e ngjarjes vdekjeprurëse janë Lucas Meira, Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari; dhe komandant Vagner, siç njoftohet nga mediat e huaja.
*Artikulli i Antena 2 u përshtat në shqip nga Tiranapost.al