Lajme nga Bota

Rrëzohet helikopteri në Foggia të Italisë, shtatë persona humbën jetën

Rrëzohet helikopteri në Foggia të Italisë, shtatë
Ne foto piloti

Mëngjesin e sotëm u raportua për një helikopter të zhdukur në Foggia, në Italinë Jugore.

Mbetjet e helikopterit u gjetën pak minuta më parë midis San Severo dhe Apricena. Shtatë personat që ndodheshin në bord, u gjetën të pajetë.

Midis tyre katër turistë sllovenë të gjithë anëtarë të një familje:

Bostjan Rigler, 54 vjeç; Jon Rigler 44 vjeç; MatejaCurk Rigler, 44 vjeç; Liza Rigler 13 vjeç. Liza është viktima më e vogël e këtij aksidenti ajror.

Në bord ishte gjithashtu Maurizio De Girolamo, 64 vjeç, një mjek që po kthehej në shtëpi pas turnit të tij në Tremiti, dhe pilotët Luigi Ippolito dhe Andrea Nardelli.

Zëvendëspresidenti i Rajonit të Pulias Raffaele Piemontese konfirmoi lajmin për gjetjen e helikopterit.