Rrëzohet Papa Françesku,Vatikani: Ka fraktura dhe mavijosje

E Enjte 16 Janar 2025, 14:13
TiranaPost
Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar se Papa Françesku ka pësuar disa fraktura dhe mavijosje, pasi është rrëzuar mëngjesin e sotëm teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.
Papa raportohet se ka dëmtuar parakrahun e djathtë, që mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.
Ky është incidenti i dytë në vetëm një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, që i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.
Pavarësisht dëmtimit, Papa Françesku mbajti seancat e ndryshme të planifikuara.