Lajme nga Bota

Rriten rastet e të infektuarve me Covid-19, Italia shtrëngon masat

Rriten rastet e të infektuarve me Covid-19, Italia shtrëngon masat

Shifrat e rasteve me Covid-19 nga ditë në ditë vijojnë të rriten.  

Por rritja e rasteve të dy ditëve të fundit në Itali ka bërë që të shtrëngohen masat kufizuese kundër pandemisë.

Kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se masat janë marrë për të shmangur një mbyllje totale.

Kryetarët e bashkive do të vendosin të mbyllin ose jo hapësirat publike pas orës 21:00 , gjithashtu u është dhënë kompetenca të vendosin për orarin e hapjes së restoranteve.

“Nuk mund të humbasim kohë, duhet të vendosim masa për të shmangur një izolim total, i cili do ta dëmtonte ekonominë” është shprehur Conte.

Ai  ka shtuar se masat më efektive që mbeten në fuqi janë maska, distanca sociale dhe higjiena, ndërsa masat e reja janë edhe: ndryshimi i mësimit në shkolla, që sipas njoftimit do të zhvillohet mësimi edhe në distancë, restorantet dhe kafenetë do të mbyllen në mesnatë, por pas orës 18:00 vetëm shërbimi në tavolinë do të lejohet dhe numri i lejuar do të jetë gjashtë persona.

Konferencat dhe festivalet janë pezulluar ndërse pishinat dhe palestrat mund të mbyllen nëse nuk zbatohen protokollet e duhura. Italia ka regjistruar 414,000 raste me koronavirus dhe 36,500 viktima.