Lajme nga Bota

Rriten tensionet. Kina urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane

Rriten tensionet. Kina urdhëron mbylljen e konsullatës amerikane

Pasi SHBA urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Houston, Kina ka detyruar SHBA-në të mbyllë konsullatën e saj në Chengdu.

Pekini e konsideroi kërkesën e SHBA-së një provokim politik.

“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe SHBA mbajnë të gjithë përgjegjësinë për këtë”, tha ministri i Jashtëm kinez.

Konsullata amerikane tashmë e mbyllur ka rreth 200 punonjës dhe është themeluar prej 1985-ës.

Kulmi i debatit mes dy vendeve arriti pas akuzave të Trump se Kina e fshehu ekzistencën e virusit në fillim dhe më pas nuk e menaxhoi siç duhej ta izolonte.