Lajme nga Bota

Rritet numri i rasteve me Covid në Greqi, spitalet pa shtretër për pacientët

Rritet numri i rasteve me Covid në Greqi, spitalet pa shtretër

Numri i rasteve të infektuar me Covid-19 është rritur ndjeshëm javët e fundit në Greqi.

Sipas të dhënave Attica ishte përsëri në qendër të vëmendjes me 210 raste.

Aktualisht rreth 580 persona po trajtohen për koronavirus në spitalet e vendit. Mosha mesatare e pacientëve të intubuar është 68 vjeç, ndërsa raportohen edhe të rinj të infektuar, deri në 17 vjeç dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet në rritje janë rezultat i situatës së krijuar 15 ditë më parë, rreth 5 shtatorit. Në këtë kohë, të gjithë u kthyen nga pushimet dhe më pas u hapën dhe shkollat.

“Kathimerini” shkruan se për shkak të situatës së rënduar nga Covid-19 nëpër spitale nuk ka më shtertër. Ndërkohë që autoritetet në vend kanë njoftuar se po merren shtretër nga njësitë jo-Covid për t’u çuar tek spitalet ku po trajtohen pacientët me koronavirus.