Lajme nga Bota

Rritet numri i viktimave nga Covid në Itali, ekspertët paralajmërojnë një kulm të ri

Rritet numri i viktimave nga Covid në Itali, ekspertët

Rastet me Covid-19 në Itali po shënojnë rritje të shpejtë. Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar të infektuar 1,640 persona ndërkohë që janë bërë 103.696 tamponë.

Për pasojë edhe numri i viktimave është rritur gjithashtu. Sipas “fanpage.it” ditën e sotme kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, 20 persona, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 35.758.

Sipas dy studiuesve italianë, Giacomo Cacciapaglia dhe Francesco Sannino, Italia pritet të ketë një kulm të ri të Covid-19 në periudhën Tetor-Nëntor.

Ndërkohë rritja e numrit të të infektuarve ka vënë në alarm gjithë Europën. Gjysma e Francës është bërë zonë e kuqe, Spanja ka kapur shifra të larta përsa i përket numrit të viktimave në 24 orë dhe Boris Johnson njofton ka shtuar kufizime të reja në Mbretërinë e Bashkuar të cilat do të zgjasin të paktën edhe 6 muaj.