Lajme nga Bota

Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Itali, raportohen 29 mijë raste të reja

Rritet numri i vdekjeve nga Covid në Itali, raportohen 29 mijë raste

Italia raportoi sot 822 vdekje për shkak të virusit Covid-19, nga 722 të një dite më parë duke shënuar një rritje prej 100 më shumë.

Ministria e Shëndetësisë raporton po ashtu rritje të numrit të infektimeve. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29,003 të infektuar të rinj nga 25,853 që u raportuan një ditë më parë.

Italia ishte vendi i parë perëndimor që u godit nga virusi dhe ka parë 52,850 viktima nga Covid-19 që prej shpërthimit të pandemisë në shkurt, numri i dytë më të lartë në Evropë pas Britanisë. Gjithashtu ka regjistruar 1.510 milion raste.

Ndërsa shifrat ditore të vdekjeve në Itali kanë qenë ndër më të lartat në Evropë gjatë ditëve të fundit, rritja e pranimeve në spitale dhe përdorimi i kujdesit intensiv është ngadalësuar, duke theksuar se vala e fundit e infektimeve po tërhiqet.

Numri i njerëzve në spital me Covid-19 shënoi sot shifrën 34,038, me një rënie prej 275 persona nga një ditë më parë.

*Artikulli i marrë nga Reuters. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.