Lajme nga Bota

Rritja e rasteve me Covid, një tjetër shtet mbyll restorantet, baret e shkollat

Rritja e rasteve me Covid, një tjetër shtet mbyll restorantet, baret e

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka bërë që shumë shtete të marrin masa kufizuese dhe një ndër ta është edhe Republika Çeke.

Ky shtet ka regjistruar rritje të shpejtë të infektimeve me Covid për numër banorësh. Mediat çeke shkruajnë se duke filluar nga 14 tetori të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor. Po ashtu do të mbyllen të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online.

Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë. Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave, pishinave, kinemave, teatrove dhe muzeve.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se më 3 nëntor, masat do të rivlerësohen, zgjaten, modifikohen ose shfuqizohen.