Lajme nga Bota

Rritje rekord të rasteve, Moska nis vaksinimin kundër Covid

Rritje rekord të rasteve, Moska nis vaksinimin kundër Covid

Është çështje javësh. Sergei Sobyanin, kryetari i Moskës tha se vaksinimi i popullsisë ndaj Covid-19 do të nisë në periudhën dhjetor-janar.

Nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë.

Rusia ka miratuar vaksinën e quajtur Sputnik-V që në muajin gusht. Edhe pse është ndeshur me kritika të mëdha nga ekspertë të vendeve të ndryshme duke e konsideruar një hap të nxituar dhe duke theksuar se nuk janë bërë prova mjaftueshëm, Rusia po ecën me prodhimin në masë të kësaj vaksine.

Sergei ka shtuar se do të ngrejë dhe dy spitale të tjerë të improvizuar njërin në një park dhe tjetrin brenda një qendre tregtare.

Moska pati dje 5176 të infektuar të rinj, shifra rekord që nga 12 maji.

Masat dhe kontrolli janë shtuar edhe atje duke patrulluar rrugët, transportin publik dhe lokalet.

*Burimi RadioFreeEurope RadioFree