Rusia arreston gazetarin e Wall Street Journal, e akuzon për spiunazh
Shërbimi rus i sigurisë, FSB, tha të enjten se ka arrestuar një gazetar të medias amerikane The Wall Street Journal.
Gazetari, Evan Gershkovich, u arrestua në Yekaterinburg nën akuzën e spiunazhit, tha FSB në një deklaratë të enjten.
FSB pretendoi se Gershkovich po mblidhte informacion që përbënte një sekret shtetëror në lidhje me aktivitetetin e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial të Rusisë.
Wall Street Journal ka mohuar akuzat e bëra nga shërbimi rus i sigurisë.
"The Wall Street Journal mohon me forcë akuzat nga FSB dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të gazetarit tonë të besuar dhe të përkushtuar, Evan Gershkovich. Ne qëndrojmë në solidaritet me Evan dhe familjen e tij," tha Ëall Street Journal në një deklaratë të lëshuar për mediat.