Lajme nga Bota

Rusia dënon me burg tre avokatët e Alexei Navalny

Rusia dënon me burg tre avokatët e Alexei Navalny

Rusia dënoi me burg, të premten e 17 janarit, tre avokatët që mbrojtën Alexei Navalny.

Vadim Kobzev, Igor Sergunin dhe Alexei Liptser u arrestuan në tetor të 2023-shit pasi autoritetet ruse intensifikuan presionin ndaj kundërshtarit të Putin, Navalny-t.

Ata u gjykuan në një seancë me dyer të mbyllura dhe u akuzuan për “përdorim të statusit të tyre” për të transmetuar mesazhe midis Navalny dhe kolegëve të tij.

Igor Sergunin ishte i vetmi nga të tre që pranoi akuzën dhe iu dha një dënim më i lehtë prej tre vjet e gjysmë. Alexei Liptser u burgos për pesë vjet dhe Vadim Kobzev u dënua me pesë vjet e gjysmë.

Navalny e humbi jetën në shkurt të vitit të kaluar, papritur dhe vdekja e tij në burg mbeti e pasqaruar.