Lajme nga Bota

Rusia dërgon 700 snajperë në kufi me Ukrainën

Rusia dërgon 700 snajperë në kufi me Ukrainën

Rusia ka vendosur më se 700 snajperë ushtarakë në katër rajone afër kufirit me Ukrainën. Ky veprim vjen ndërkohë që e gjithë bota perëndimore druan se Vladimir Putin po planifikon një pushtim ndaj shtetit fqinjit, kjo pasi Rusia urdhëroi trupat ushtarakë të qëndrojnë "të gatshme për luftim" sepse lufta është "shumë e mundshme" me Ukrainën.

Tre nga katër rajonet ku janë vendosur snajperët ruse ndajnë kufinjtë me Ukrainën, ndërsa më se 700 gjuajtës po ushtrohen në kamuflimin e pozicioneve të qitjes kundër armikut në distanca të gjata si dhe në luftime trup më trup.

Një zëdhënës ushtarak rus tha: "Ushtarët nga njësitë snajperiste të ushtrisë së kombinuar të Distriktit Ushtarak Perëndimor kanë filluar të kryejnë stërvitje në shkallë të gjerë si pjesë e një kampi stërvitor në rajonet Voronezh, Belgorod, Bryansk dhe Smolensk".

Stërvitjet me snajper në afërsi të Ukraisnës vijnë pasi NATO ka shprehur shqetësimin për grumbullimin e vazhdueshëm të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

“Infrastruktura ushtarake e aleancës po zgjerohet në mënyrë të papërgjegjshme, duke ju afruar kufijve rusë ne Rumani dhe Poloni, e duke pozicionuar sisteme anti-raketore që mund të përdoren për sulme. Raketa amerikane me rreze të mesme veprimi do të shfaqen shpejt në Europë, duke rikthyer skenarin e një konfrontimi ushtarak. Arkitektura e stabilitetit strategjik po shkatërrohet me shpejtësi, NATO refuzon të shqyrtojë në mënyrë konstruktive propozimet tona për të ulur tensionet dhe për të shmangur incidentet e rrezikshme”, tha Lavrov pak ditë më parë.

Rusia pretendoi gjatë ditës së sotme se radarët e saj kishin gjurmuar mbi 30 avionë të huaj spiunazhi pranë kufijve të saj gjatë javës së kaluar.

Tiranapost.al