Lajme nga Bota

Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024

Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas

Rusia do të largohet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor pas vitit 2024 dhe do të përqendrohet në ndërtimin e stacionit të vet. Kështu u shpreh të martën shefi i ri i hapësirës i vendit, mes tensioneve të larta midis Moskës dhe Perëndimit për luftimet në Ukrainë.

Njoftimi, ndonëse jo i papritur, vë në pikëpyetje të ardhmen e stacionit hapësinor 24-vjeçar. Ekspertët thonë se do të ishte jashtëzakonisht e vështirë - ndoshta një makth, sipas një llogaritjeje - për ta mbajtur në funksion këtë stacion pa rusët. NASA dhe partnerët e saj kishin shpresuar të vazhdonin të operonin të paktën deri në vitin 2030.

'Vendimi për t'u larguar nga stacioni pas vitit 2024 është marrë,' tha Yuri Borisov, i emëruar këtë muaj për të drejtuar agjencinë ruse të hapësirës, ??Roscosmos, gjatë një takimi me Presidentin Vladimir Putin. Ai shtoi: 'Unë mendoj se deri atëherë ne do të kemi filluar të krijojmë një stacion orbital rus'.

Stacioni hapësinor ka qenë prej kohësh një simbol i punës ndërkombëtare në ekip që pas Luftës së Ftohtë. Ka qenë një ndërveprim në emër të shkencës, por tani është një nga fushat e fundit të bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Kremlinit.

Zyrtarët e NASA-s thanë se nuk i kishte njoftuar askush drejtpërdrejt, pra zyrtarisht nga homologët e tyre rusë për këtë çështje. Administratori i NASA-s Bill Nelson nxori ??një deklaratë duke thënë se agjencia ishte 'e përkushtuar për funksionimin e sigurt' të stacionit hapësinor deri në vitin 2030 dhe vazhdon 'të ndërtojë aftësitë e ardhshme për të siguruar ekzistencën tonë në orbitën e Tokës'.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price e quajti njoftimin 'një zhvillim fatkeq' duke pasur parasysh 'bashkëpunimin e vlefshëm profesional që agjencitë hapësinore kanë pasur ndër vite'. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se SHBA po shikon mundësitë që rusët të tërhiqen nga ky vendim.

Zyrtarët rusë kanë folur prej kohësh për dëshirën e tyre për të krijuar stacionin e tyre hapësinor dhe në 2024-ën i mbaron kontrata.