Lajme nga Bota

Rusia e lë Finlandën pa drita

Rusia e lë Finlandën pa drita

Finlanda kërkon të bashkohet me NATO-n. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Rusisë që orët e fundit ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike.

Zëvendëspresidentja e lartë e Fingrid për Operacionet e Sistemit të Energjisë, Reima Paivinen tha se furnizimi u ndërpre sot.

Ajo shtoi se pezullimi nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në treg dhe se Finlanda “mund ta përballojë” shkurtimin, pasi energjia elektrike ruse përbën një pjesë të vogël të konsumit total të vendit.

Aryseja tjetër është që po shkojmë drejt verës dhe do të ketë rrjedhimisht më pak nevojë për energji elektrike e do të shfrytëzohet më shumë ajo diellore.

Rusia nga ana tjetër e kishte paralajmëruar këtë pezullim me justifikimin se nuk po bëheshin pagesat në kohë.

Ministria e Jashtme e Rusisë më herët ka thënë se pranimi i mundshëm i Finlandës në NATO do të shënonte një ndryshim rrënjësor në politikën e jashtme të vendit dhe paralajmëroi masa hakmarrëse.

Finlanda ndan një kufi prej 830 miljesh me Rusinë dhe pranimi i saj do të nënkuptonte se Rusia do të kishte në kufi një vend të NATO-s.