Rusia gjobit Google-in me më shumë para se sa ka në të gjithë botën
E Premte 1 Nëntor 2024, 11:22
TiranaPost
20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 $.
20 decilion dollarë, është gjoba që Rusia i ka vendos Google për kufizimin e kanaleve të mediave shtetërore ruse në YouTube.
Kjo gjobë është më shumë para se sa ka në botë.
Google është një nga kompanitë më të pasura në botë me 2 trilion dollarë, por me GDP-në totale në botë që vlerësohet të jetë 110 trilion dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Gjoba ka arritur një nivel kaq gjigant sepse agjencia shtetërore e lajmeve Tass thotë se ajo dyfishohet çdo ditë nëse nuk paguhet.
Sipas Tass, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pranoi se ai "nuk mund ta shqiptojë këtë numër", por i kërkoi "menaxhimit të Google t'i kushtojë vëmendje".
Kompania Google nuk ka komentuar publikisht.