Lajme nga Bota

Rusia kërcënon sërish: Zelensky po i lutet NATO-s që të përshpejtojë Luftën e Tretë Botërore

Rusia kërcënon sërish: Zelensky po i lutet NATO-s që të

Ish presidenti i Rusisë dhe nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev ka dalë me një deklaratë të re në Telegram . Bashkëpunëtori i ngushtë i Vladimir Putin, shkruante: " Zelensky dëshiron të anëtarësohet shpejt në NATO. Ide e mirë. Thjesht po i lutet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut të përshpejtojë fillimin e një lufte të tretë botërore”.

Dmitry Medvedev komentoi edhe mbi deklaratën e Biden që tha se nuk do ta njohë aneksimin e katër rajoneve ukrainase nga Rusia. “Është turp. Megjithatë mund të gjejmë një vend të mirë për të hapur një konsullatë amerikane në rajonet e reja të Federatës Ruse”, shkruan Medvedev.

Medvedev komentoi edhe deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg që tha se nëse Ukraina pushon së luftuari, ajo do të zhduket si shtet.

“Çfarë djali cinik - në fund të fundit, nëse Ukraina nuk ndalet, atëherë një sipjesë e konsiderueshme e ukrainasve do të zhduket gjithsei", tha Medvedev.