Rusia ndërpret furnizimin me energji elektrike në Finlandë

E Premte 13 Maj 2022, 11:27
TiranaPost
Rusia do të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në Finlandë në fundjavë.
“Ne jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji,” tha në një deklaratë RAO Nordic, një degë e kompanisë energjetike shtetërore ruse Inter RAO, duke shtuar se nuk kishte marrë pagesë për shitjet në maj.
Kjo lëvizje vjen pasi udhëheqësit e Finlandës deklaruan se shteti i i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n pa u vonuar.
Sipas BBC, Finlanda blen vetëm 10% të energjisë elektrike të saj nga Rusia dhe sipas Fingrid ajo do të kompensojë mungesën duke marrë më shumë energji nga Suedia dhe duke rritur prodhimin në Finlandë.