Lajme nga Bota

Rusia: Po monitorojmë nga afër situatën në Kosovë

Rusia: Po monitorojmë nga afër situatën në Kosovë

Mes përshkallëzimit të tensioneve në Kosovë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry , Peskov tha se duhet të mbrohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të popullsisë serbe.

“Ne mbështesim pa kushte Serbinë dhe serbët. Moska po monitoron nga afër trazirat në Kosovë,” theksoi ai.

NATO ka dërguar 700 trupa të tjerë në Kosovë, ndërsa ka vënë në gatishmëri të lartë një batalion tjetër. Rreth 4000 trupa të NATO-s tashmë janë të vendosura në Kosovë.