Lajme nga Bota

Rusia po trajton pacientët me këtë lloj ilaçi: Të shëron për pesë ditë

Rusia po trajton pacientët me këtë lloj ilaçi: Të

Rusia ka aprovuar një ilaç anti-gripit për të trajtuar pacientët me koronavirus. Ilaçi quhet Avifavir dhe qeveria ruse po jep fonde për të prodhuar në masë dhe për ti shpërndarë nëpër spitale brenda muajit. Ilaçi e ka origjinën nga Japonia dhe prodhohet edhe në kompaninë farmaceutike ruse ChemRar.

Studimet nga ekspertët e mjekët rusë kanë zbuluar se ilaçi mund të shkurtojë kohën e rikuperimit të pacientëve me koronavirus, Covid-19. Fazat e fundit e provave klinike të Avifavir me 330 pacientë po vijon. Por sipas të dhënave të marra deri më tani, është zbuluar se 64% e pacientëve që u trajtuan me këtë ilaç dolën negativë në test pas pesë ditësh. Kjo do të thotë se ilaçi ka efekt dy herë më shumë se ato të përdorura deri më tani.

Vaksina kundër koronavirusit ende nuk është krijuar, pavarësisht se disa prej tyre janë në fazën e testimit. Në Rusi janë 423.741 raste dhe 5.037 viktima nga koronavirusi.