Lajme nga Bota

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me Rrethin Arktik?

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi 20 mijë tonë naftë kanë rrjedhur në lumin brenda rrethit Arktik.

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me

Mësohet se rrjedhja ka ndodhur pasi një rezervuar karburanti në termocentralin pranë qytetit Norilks u shemb. Ngjarja ka ndodhur që të premten e kaluar por tani situata është kritike. Putin kritikoi zyrtarët pasi u zbulua se ata nuk ia kishin raportuar ngjarjen më parë.

Rezervuari i karburantit është në pronësi të një filiali të Norilsk Nickel, i cili është prodhuesi kryesor i nikelit dhe paladiumit në botë.

Presidenti Putin pyeti shefin e filialit duke i thënë: Pse qeveria e mësoi këtë më vonë? A do i marrim vesh situatat emergjente në rrjetet sociale tani?

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me

Rrjedhja e naftës ka ndotur një sipërfaqe prej 350 km/katrorë sipas mediave ruse. Putin ndërkaq, ka kërkuar një hetim për ngjarjen.

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me

Pastrimi i lumit është një proces shumë i vështirë kanë thënë ekspertët, ndërsa mbrotjësit e mjedisit thonë se kjo është një katastrofë për gjallesat që jetojnë pranë.

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me

Rusia shpall gjendjen e emergjencës, çfarë ka ndodhur me