Lajme nga Bota

Rusia teston armë satelitore në hapësirë! Alarmohet SHBA dhe Britania

Rusia teston armë satelitore në hapësirë! Alarmohet SHBA dhe

Amerika dhe Britania kanë akuzuar Rusinë se ka testuar një armë satelitore në hapësirë e cila përdoret për të goditur satelitët e tjerë në orbitë. Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar duke thënë se arma satelitore e lëshuar nga Rusia brenda orbitës është shqetësuese. SHBA-të e kanë akuzuar shpesh Rusinë për aktivitete të tilla por hera e parë që Britania akuzon Rusinë për sulm në hapësirë. Zhvillimet vijnë pak ditë pasi hakerët e inteligjencës ruse u akuzuan se sulmuan kompjuterët e shkencëtarëve amerikanë dhe britanikë për tu vjedhur gjetjet për vaksinën e koronavirusit.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë kanë thënë se testi i fundit satelitor rus ka karakteristikat e një arme. "Veprime të tilla kërcënojnë përdorimin paqësor të hapësirës dhe rrezikojnë të shkaktojnë mbeturina që mund të përbëjnë kërcënim për satelitët dhe sistemet hapësinore nga të cilat varet gjithë bota,", thotë zyrtari britanik. Ai i kërkoi Rusisë që të jetë përgjegjës dhe të shmangë çdo testim të mëtejshëm.

Rusia, Britania, SHBA dhe Kina janë ndër më shumë se 100 kombet që kanë nënshkruar një traktat hapësinor që përcakton: 'Hapësira e jashtme të eksplorohet nga të gjithë dhe thjesht për qëllime paqësore'. Traktati shton se armët satelitore nuk duhet të testohen në orbitë.