Lajme nga Bota

Sa do shpenzosh këtë vit për Krishtlindjet? Studimi tregon ndryshimin me blerjet nga viti i kaluar

Sa do shpenzosh këtë vit për Krishtlindjet? Studimi tregon

Krishtlindjet janë periudha më e bukur por dhe më e kushtueshmja, edhe pse këtë vit nuk do kemi Krishtlindje normale. Gjithesi, janë dhurata për të blerë, ushqimi dhe natyrisht dekoret e sezonit festiv, Por sa harxhojnë njerëzit për Krishtlindje?

Sipas një studimi vjetor nga American Express, njerëzit do të shpenzojnë një mesatare prej 645 paund këtë vit, nga 601 që shpenzuan në 2019. Pavarësisht se është një vit pasigurie, shumë nga 2,000 njerëzit e anketuar për studimin vazhdojnë me planin e tyre për sezonin festiv, duke shpenzuar më shumë për rroba të reja, dhurata dhe dekorime.

Shpenzimet mesatare për dhurata janë rritur nga 312 vitin e kaluar në 346 në 2020, ndërsa shpenzimet për rroba të reja shkuan nga 112 vitin e kaluar në 118 këtë herë.

Anketa tregoi gjithashtu që njerëzit planifikojnë të shpenzojnë mesatarisht 85 paund për dekorime, nga 71  vitin e kaluar.

E vetmja kategori që studimi tregoi se mund të ulim pak shpenzimet është në ushqim -me një shpenzim mesatar prej 100 paund, krahasuar me 102 vitin e kaluar. Përkundër rritjes së shpenzimeve, gati dy të tretat e të anketuarve thanë se po shkurtonin planet e tyre për shkak të pandemisë.

Sigurisht, është e rëndësishme të shihni situatën financiare dhe të vendosni kur bëhet fjalë për shpenzimet e Krishtlindjeve. Nëse shqetësoheni për shpenzimet e shumta, bëni një listë me gjërat më të domosdoshme dhe jini të gatshëm të thoni edhe Jo, këtë nuk do ta blej!

Këto janë shifra mesatare, kështu që disa njerëz do të shpenzojnë më shumë, por disa do të shpenzojnë më pak./ Metro/