Lajme nga Bota

Sa efekt do ketë vaksina e koronavirusit? Doktor Fauci e thotë troç

Sa efekt do ketë vaksina e koronavirusit? Doktor Fauci e thotë

Doktori i njohur amerikan Anthony Fauci thotë se është i shqetësuar për qendrueshmërin e një vaksine kundër koronavirusit, duke thënë se ka shanse që edhe nëse e bëjmë mund të mos sigurojë imunitet afatgjatë.

Nëse Covid-19 vepron si koronavirusët e tjerë, do të thotë se nuk do ketë kohëzgjatje të gjatë të imunitetit, citohet të ketë thënë Fauci për mediat amerikane, duke shtuar se: nëse studioni historinë e koronaviruseve, ato të zakonshmet që shkaktojnë ftohje, imuniteti qëndron nga tre në gjashtë muaj, pra më pak se një vit. Kjo nuk do të thotë qëndrueshmëri dhe mbrojtje.

Megjithatë, doktor Fauci thotë se shpreson që të paktën vaksina të dalë nga fillimi i vitit 2021: Me miliona doza.

I pyetur nëse shkencëtarët do jenë në gjendje të krijojnë vaksinën më efektive, doktori tha: Nuk ka garanci kurrë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se mund të duhen muaj të tërë edhe pas krijimit, që shkencëtarët të zbulojnë nëse vaksina ka vërtetë efekt.