Lajme nga Bota

Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të flasë

Salman Rushdie del nga intubimi dhe është në gjendje të

Autori Salman Rushdie ka dalë nga gjendja e rënduar dhe është në gjendje të flasë. Pas sulmit me thikë, ndodhej në intubim.

Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa do mbante një fjalim në një aktivitet letrar në New York.

Agjenti i tij, Andrew Wylie, përditësoi lajmet mbi gjendjen shëndetësore të shkrimtarit, pasi më herët kishte thënë se Rushdie rrezikonte të humbte njërin sy.

Rushdie është përballur për vite të tëra me kërcënime për jetën për shkak të romanit të tij 'Vargjet Satanike', të cilin disa muslimanë e kanë konsideruar si blasfemi.

Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë Rushdie të paktën 10 herë në fytyrë, qafë dhe bark.