Lajme nga Bota

Samiti i Nato-s, Stoltenberg: Kinën s'e kemi armik, por na sfidon me veprimet që bën

Samiti i Nato-s, Stoltenberg: Kinën s'e kemi armik, por na sfidon me

Jens Stoltenberg adreson në samitin e NATO-s me shqetësim sjelljet e fundit të Kinës. Ai thotë se ky samit, në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Rama që përfaqëson Shqipërinë, është një moment kryesor për aleancën.

Në samit merr pjesë për herë të parë edhe presidenti amerikan Joe Biden, si përfaqësues i SHBA-ve. Biden po përpiqet të rikthejë mbështetjen dhe angazhimin pas situatave tensionuese me Donald Trump i cili pati paralajmëruar se do të ulte investimet për Aleancën.

Në draftin e plotë që do nënshkruhet në fund të samitit, thuhet se:"ambiciet e deklaruara dhe sjellja pohuese e Kinës paraqesin sfida sistematike ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe në fushat e rëndësishme për sigurinë e Aleancës".

Në dokument thuhet gjithashtu se Kina po zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor, që është "e paqartë" në modernizimin e ushtrisë së saj dhe po bashkëpunon ushtarakisht me Rusinë.

"Ne mbetemi të shqetësuar me mungesën e shpeshtë të Kinës ndaj transparencës dhe përdorimit të dezinformimit".

Këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit Biden, Jake Sullivan, tha se bisedimet e NATO-s do të përqendroheshin në sigurinë kolektive, duke përfshirë qëndrimin përballë Kinës.

Ndërsa Stoltenberg iu tha gazetarëve para samitit:

"Ne nuk po hyjmë në një Luftë të re të Ftohtë dhe Kina nuk është kundërshtari ynë, as armiku ynë. Por ne duhet të trajtojmë së bashku, si aleancë, sfidat që ngritja e Kinës paraqet për sigurinë tonë."

Samiti i Nato-s, Stoltenberg: Kinën s'e kemi armik, por na sfidon me

Kina është një nga fuqitë kryesore ushtarake dhe ekonomike në botë, Partia Komuniste në pushtet e së cilës ka një kontroll të ngushtë të politikës, jetës së përditshme dhe pjesën më të madhe të shoqërisë.

NATO është bërë gjithnjë e më e shqetësuar për aftësitë në rritje ushtarake të Kinës, të cilat i sheh si një kërcënim për sigurinë dhe vlerat demokratike të anëtarëve të saj.

Në vitet e fundit, aleanca ka ngritur shqetësimin për veprimtaritë e Kinës në Afrikë, ku ka ngritur edhe atje bazat e ushtrisë.

Ndryshimi i klimës, siguria kibernetike, Rusia dhe tërheqja e forcave të NATO-s nga Afganistani janë gjithashtu në rendin e ditës për samitin.

*Tiranapost.al.