Lajme nga Bota

Sanna Marin: Europa nuk është mjaftueshëm e fortë pa SHBA-në

Sanna Marin: Europa nuk është mjaftueshëm e fortë pa

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar së fundmi se Evropa nuk është "mjaft e fortë" për t'i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës pa mbështetjen e SHBA-së.

Gjatë një vizite në Australi, Marin tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet.

“Duhet të jem brutalisht e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani”, tha ajo. “Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”.

SHBA ka qenë deri më tani ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake në mbështetje.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.

"Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropa nuk është ende mjaft e fortë", tha Marin.

Ndërsa ishte në detyrë, Presidenti i SHBA Donald Trump kritikoi rregullisht vendet evropiane në NATO se nuk shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen.