Lajme nga Bota

Scholz: Putin s'më ka kërcënuar as mua dhe as Gjermaninë

Scholz: Putin s'më ka kërcënuar as mua dhe as

Kancelari gjerman Scholz ka hedhur poshtë fjalët se Kremlini ka kërcënuar Gjermaninë apo atë vetë.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk më ka kërcënuar as mua, as Gjermaninë gjatë bisedimeve telefonike”, shprehet kancelari gjerman Olaf Scholz për Bild.

Situata e fundit për dërgimin e tankeve nga Perëndimi në Ukrainë, tensionoi situatën dhe si pasojë Kremlini ngriti tonet.

Scholz tha se Gjermania do të ruajë gjakftohtësinë dhe do të vazhdojë të mendojë për të gjitha vendimet në të ardhmen lidhur me Ukrainën.