Lajme nga Bota

Sekretari i Përgjithshëm i Natos paralajmëron për një luftë shumëvjeçare në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Natos paralajmëron për një

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar aleatët perëndimorë që të përgatiten për një luftë shumëvjeçare në Ukrainë, pasi forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj pozicioneve ukrainase në lindje të vendit.

Stoltenberg bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Për gazetën gjermane Bild am Sonntag ai theksoi se furnizimi me armatime të fundit për trupat ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të rajonit lindor të Donbasit nga kontrolli rus.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha ai. “Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.”