Lajme nga Bota

Sëmundja që vret 1.5 milionë njerëz çdo vit, shefi i OBSH ua kujton të gjithëve

Sëmundja që vret 1.5 milionë njerëz çdo vit, shefi i

Në deklaratën e tij për situatën me koronavirusin, shefi i OBSH-së u ndal edhe tek një sëmundje që pavarësisht se ka trajtim, pavarësisht se është e shërueshme, vijon të vrasë 1.5 milionë njerëz çdo vit. E ka fjalën për sëmundjen e vjetër të turbekulozit.

Shefi i OBSH-së: 

Do doja ta përfundoj deklaratën time duke u kujtuar të gjithëve se megjithëse COVID-19 ka vëmendjen e botës tani, ekziston një sëmundje tjetër që prek rrugët e frymëmarrjes që është edhe e parandalueshme, edhe e shërueshme, por që vret 1.5 milion njerëz çdo vit, është tuberkulozi .

Nesër është Dita Botërore e Tuberkulozit, një mundësi për të kujtuar luftën e angazhimet e udhëheqësve botërorë për t'i dhënë fund vuajtjeve dhe vdekjes së shkaktuar nga kjo sëmundje e lashtë dhe e tmerrshme.

Bota po i përgjigjet me të drejtë COVID-19 me urgjencë. Por ne i bëjmë thirrje komunitetit global që të përdorin të njëjtin urgjencë për luftën kundër tuberkulozit  për një botë më të shëndetshme, më të sigurt, më të drejtë për të gjithë.

Sëmundja që vret 1.5 milionë njerëz çdo vit, shefi i

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse që shkaktohet nga bakteri Mycobacterium tuberculosis dhe shfaqet zakonisht në mushkëri.