Lajme nga Bota

Sërish sulm në Francë, plagoset një prift

Sërish sulm në Francë, plagoset një prift

Një prift Ortodoks i kishës greke është plagosur në Lion të Francës. Agresori e ka plagosur me armë në derën e kishës dhe është larguar.

Mësohet se prifti ishte duke mbyllur derën në momentin e ngjarjes.

Ky incident vjen pas atij të Nicës në të cilën mbetur të vdekur tre njerëz brenda Katëdrales Notre Dame.

Emmanuel Macron e cilësoi si sulm terrorist dhe ka angazhuar ushtrinë të ruajë objektet publike.

Deri tani thuhet se gjendja e priftit të plagosur është e rëndë dher po vijon kurimi i tij në spital.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por BBC raporton se është me kombësi greke.

*Burimi BBC