Lajme nga Bota

Sharje, fyerje dhe ngritje zëri! Për herë të parë ndryshojnë rregullat e debateve presidenciale në SHBA

Sharje, fyerje dhe ngritje zëri! Për herë të parë

Formati i debateve të kandidatëve presidencialë në Amerikë do të ndryshojë, këtë njofton Komisioni Mbikëqyrës duke marrë shkas nga ‘përplasja’ verbale mes presidentit aktual Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden.

Ata thonë se duhen vënë disa masa të reja për të garantuar një debat me standarde. Një prej masave pritet të jetë fikja e mikrofonit kur njëri kandidatët përpiqet ti ndërpresë fjalën tjetrit.

Trump përball Biden përdori gjuhë fyese dhe në shumë momente nuk e linte të fliste, duke mbizotëruar zëri i tij. Pas këtij njoftimi ekipi i Trump kritikoi planet e Komisionit, por vetë Trum është kritikua nga miliona amerikanë dhe qytetarë në gjithë botën.

Sharje, fyerje dhe ngritje zëri! Për herë të parë

Megjithatë, siç shkruajnë mediat amerikane, më shumë se fyerjet dhe ndërprerjet mes njëri tjetrit vendimi po merret nga refuzimi i Trump për të dënuar supremacistët e bardhë, të cilët i quajti 'Djem Krenarë'.

Në debatin e të martës, kandidadëve iu dhanë dy minuta kohë për tju përgjigjur pyetjeve të moderatorit, por Trump e ndërpreu vazhdimisht Biden duke shkaktuar një përballje kaotike.

Sharje, fyerje dhe ngritje zëri! Për herë të parë

Komisioni për Debatet Presidenciale (CPD)  është një organ jopartiak që ka organizuar debate presidenciale që nga viti 1988 . Masat e reja do të zyrtarizohen së shpejti. Nuk dihet nëse debati i dytë me 15 tetor në Miami të Floridas do të jetë me rregullat e reja.