Lajme nga Bota

SHBA hap dyert për vizitorët e huaj. Kushti që duhet plotësuar

SHBA hap dyert për vizitorët e huaj. Kushti që duhet

Shtëpia e bardhë me anë të një njoftimi ka deklaruar se vizitorët e huaj që janë plotësisht të vaksinuar mund të vizitojnë Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 8 nëntori.

"Politika e re e udhëtimit të SHBA që kërkon vaksinimin për udhëtarët e huaj në Shtetet e Bashkuara do të fillojë më 8 nëntor. Ky njoftim dhe data zbatohet si për udhëtimet ajrore ndërkombëtare ashtu edhe për udhëtimet tokësore. Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm”, ," tha Kevin Munoz, ndihmës sekretar për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, në Twitter.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ne një intervistë për CNN ka dhënë udhëzime të detajuara për personat që duan të udhëtojnë.

"CDC tashmë ka informuar linjat ajrore se të gjitha vaksinat e miratuara dhe të autorizuara nga FDA, si dhe të gjitha vaksinat që janë miratuar për përdorim emergjent nga OBSH do të pranohen për udhëtime ajrore. Ne parashikojmë se do të jenë të njëjtat kushte edhe për udhëtimet tokësore, "tha zyrtari.

Tiranapost.al