Lajme nga Bota

SHBA lehtëson masat e hyrjes për udhëtarët

SHBA lehtëson masat e hyrjes për udhëtarët

SHBA do të heqë kërkesat e testimit për COVID-19 për udhëtarët ndërkombëtare.

Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë për gazetarët se rregullat e hyrjes mund të hiqen që të dielën me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që thonë se testimi nuk është më i nevojshëm.

Industria e udhëtimeve ka kaluar muaj duke lobuar te administrata e Bidenit për të hequr kërkesat e testimit që kanë qenë në fuqi që nga janari 2021.

Rregullat e hyrjes kërkojnë që të gjithë udhëtarët - pavarësisht nga statusi i vaksinimit ose shtetësia - të bëjnë një test për COVID-19 jo më shumë se një ditë përpara se të udhëtojnë me avion në SHBA.

Pranohen antigjeni i shpejtë, PCR dhe një sërë llojesh të tjera testesh . Nga kjo kërkesë përjashtohen vetëm fëmijët nën dy vjeç.

Pas mbërritjes, vizitorët e vaksinuar plotësisht nuk duhet të karantinohen, por rekomandohet të bëjnë një test tjetër viral brenda tre deri në pesë ditë pas mbërritjes.

Sipas raporteve, kjo së shpejti do të ndryshojë pasi SHBA-ja kërkon të heqë kërkesat e testimit në ditët në vijim.