Lajme nga Bota

SHBA paralajmëron Rusinë për incidentin me dron

SHBA paralajmëron Rusinë për incidentin me dron

Zyrtarët amerikanë i thanë ambasadorit rus në Shtetet e Bashkuara se Moska duhet të jetë më e kujdesshme kur fluturon në hapësirën ajrore ndërkombëtare, tha të mërkurën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pas rrëzimit të një droni ushtarak amerikan në Detin e Zi pasi u kap nga avionët luftarakë rusë.

Departamenti i Shtetit thirri të martën ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, për të shprehur shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për incidentin, i pari që nga fillimi i luftës në Ukrainë më shumë se një vit më parë.

“Mesazhi që i dërguam ambasadorit rus është se ata duhet të jenë më të kujdesshëm në fluturimin në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë aseteve të SHBA-së, të cilat, përsëri, po fluturojnë në mënyra krejtësisht të ligjshme, duke kryer misione në mbështetje të interesave tona të sigurisë kombëtare”, tha Kirby në një intervistë për CNN.