Lajme nga Bota

SHBA rrezikon si Italia! Shuhen 4 anëtarë të familjes nga Covid-19, CNN nxjerr foto të viktimave

SHBA rrezikon si Italia! Shuhen 4 anëtarë të familjes nga

Me 22,213 të infektuar dhe 283 viktima, Amerika rrezikon një skenar si të Italisë, për shkak se vala e shpërthimit atje akoma nuk ka mbërritur dhe shifrat po dyfishohen nga dita në ditë. Si në rastin e Italisë ka pasur kritika për masa të marra me vonesë.

CNN ka publikuar foto të disa prej viktimave të cilët u infektuan me koronavirus dhe për pasojë ndërruan jetë.

Mes viktimave janë; një ish marshall nga New Yorku pjesë e operacionit të shpërtimit të 11 shtatorit, një nënë e gjashtë fëmijëve e cila po luftonte me kancerin në gji dhe katër anëtarë të një familje në New Yersey.

-John Knox, 84 vjeç, ishte një marshall në pension nga Neë York. Që kur doli në pension, u angazhua në punë të tjera për të ndihmuar komunitetin ku jetonte. Nuk kishte probleme shëndetësore dhe shkonte edhe në palestër.

SHBA rrezikon si Italia! Shuhen 4 anëtarë të familjes nga

-Katër anëtarë të një familje në New Yersey:

Familja në New Yersey po vajton për humbjen e jo një, por të katër anëtarëve të familjes.Ata humbën jetën brenda një jave pasi u infektuan me koronavirus. Ndër anëtarët që humbën jetën janë motër e vëlla dhe dy prindërit, babai 73 vjeç.  

SHBA rrezikon si Italia! Shuhen 4 anëtarë të familjes nga

Sundee Rutter, një nënë 42 vjeçare, vdiq në 16 mars në Everett, Uashington, pasi u infektua me koronavirus. Ajo ndërkohë po luftonte me kancerin në gji.  Në kohën kur u infektua sapo kishte filluar të ndihej më mirë nga trajtimet.

SHBA rrezikon si Italia! Shuhen 4 anëtarë të familjes nga

Richard Curren babai dy fëmjëve u infektua javën e kaluar dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë. Ai u shtrua në spital me probleme me frymëmarrjen dhe sipas mjekëve koronavirusi i dha goditjen fatale.

SHBA rrezikon si Italia! Shuhen 4 anëtarë të familjes nga