Lajme nga Bota

SHBA-të do të shtojë prezencën e saj ushtarakenë Gjermani me 500 trupa shtesë

SHBA-të do të shtojë prezencën e saj ushtarakenë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shtojnë prezencën e tyre ushtarake në Gjermani duke dërguar edhe 500 trupa shtesë në territorin e saj. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ditën e sotme përgjatë një takimi në kryeqytetin gjerman të Berlinit.

Austin është shprehur se rikonsolodimi i marrëdhënieve bilaterale mes Amerikës dhe Gjermanisë përbën prioritet për administratën Biden dhe Harris, duke shtuar se Berlini është një nga aleatët më të besueshëm të Washington-it në të gjithë globin.

“Në përmbushje të zotimit tonë për të shtuar bashkëpunimin me aleatët tanë, e informova Ministrin e Jashtëm gjerman se ne do të shtojmë për qëndrim të përhershëm edhe 500 trupa ushtarake në zonën e Wiesbaden deri në vjeshtë”- ka thënë Austin.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, presidenti Biden ka anuluar vendimin e paraardhësit të tij Donald Trump për të tërhequr 12.000 trupa nga Gjermania, teksa ish-presidenti e konsideronte prezencën ushtarake amerikanë në shtetet europiane një “shpenzim të kotë” dhe vendet që “përfitonin” nga mbrojtja amerikane “mosmirënjohëse”.

Nga ana e vet diplomacia gjermane e ka mirëpritur këtë gjest të administratës të re: “Përbën një lajm të mrekullueshëm fakti që SHBA jo vetëm që është tërhequr nga plani për të larguar të gjithë trupat nga Gjermania, por konsolidon bashkëpunimin tonë duke dërguar edhe 500 trupa të tjerë. Me prezencën e saj në Europë dhe këtu në Gjermani si dhe me zotimin e saj për ruajtjen e aleancës së NATO-s, SHBA-të mbeten shtylla kryesore në të cilën mbështetet paqja në rajonin tonë.”- ka thënë Ministri i Jashtëm gjerman, Kramp-Karrenbauer.

Tiranapost.al