Lajme nga Bota

SHBA tejkalon 8 milion raste me COVID-19

SHBA tejkalon 8 milion raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirus në SHBA që nga fillimi i pandemisë tani ka kaluar 8 milion.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA ka konfirmuar 8,008,402 raste me koronavirus që nga Marsi, shkruan “The Guardian”.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar më shumë se 65,000 raste, duke regjistruar shifrat më të larta ditore.

Autoritetet bëjnë me dije se kthimi i studentëve në kolegje dhe universitet ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të koronavirusit.

Sipas një studimi të fundit Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve bën me dije se pothuajse 100,000 raste të konfirmuara me koronavirus gjatë 2 gushtit deri në 5 shtator, u raportuan gjatë periudhës kur studentët u kthyen në shkolla dhe 55% e të prekurve ishin rreth moshës 18-22 vjeç.