Lajme nga Bota

SHBA voton Pro hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO

SHBA voton Pro hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO

Finlanda dhe Suedia janë një hap larg hyrjes në NATO. Senati amerikan ka votuar Pro hyrjes së tyre në NATO, në shumicën dërrmuese.

Rezultatin e votimit e përshëndeti me mirënjohje presidenti Joe Biden që shkruante:

“Sot, Senati miratoi me shumicë dërrmuese bashkimin në NATO të partnerëve tanë të ngushtë, Finlandës dhe Suedisë. Ky votim historik dërgon një sinjal të rëndësishëm të angazhimit të qëndrueshëm, dypartiak të SHBA ndaj NATO-s, duke siguruar që Aleanca jonë është e përgatitur për të përballuar sfidat e së sotmes dhe së nesërmes”.

Pas pushtimit rus në Ukrainë, Finlanda dhe Suedia të trembura nga një rrezik i mundshëm, aplikuan për t`u bërë pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s.