Lajme nga Bota

Shefi i Kombeve të Bashkuara: Pandemia po na rrezikon një katastrofë arsimore

Shefi i Kombeve të Bashkuara: Pandemia po na rrezikon një

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka thënë se mes detyrimit për mbylljen e shkollave për shkak të pandemisë së koronavirusit, bota po përballet me një katastrofë arsimore të kësaj gjenerate.

Komentet e tij u bënë sot gjatë një video-konference ku njoftoi fushatën e re: Ruaj të ardhmen tonë! Që synon të rivendosë dhe forcojë arsimin zyrtar në kohën e pandemisë.

Kreu i Kombeve të Bashkuara foli me shifra ku tha se më shumë se 1 miliard fëmijë nga të paktën 160 vende humbën studimet zyrtare, ndërsa të paktën 40 milion fëmijë kanë humbur mësimet parashkollore. Guterres vendosi theksin tek studentët me aftësi të kufizuara, anëtarët e komuniteteve minoritare si dhe refugjatët dhe personat e zhvendosur nga vendlindja të cilët janë lënë pas.

‘Jemi në një krizë arsimore në kohë pandemie, ku 250 milionë fëmijë nuk marrin mësime’, deklaroi Guterres duke shtuar: ‘Tani ne po përballemi me një katastrofë gjenerative që mund të minojë dekada përparim në sistemin arsimor’.

Ai thotë se kthimi i studentëve në klasa duhet të jetë përparësi kryesore pasi virusi duket se është sjellë nën kontroll por kërkon masa efektive që të gjithë të jenë të garantuar dhe investime nga qeveritë.

‘Duhen bërë investime të mëdha në arsim, përfshirë dhe ato digjitalet’.