Lajme nga Bota

Shefi i OBSH e thotë troç se çfarë po bëhet për vaksinën kundër virusit

Shefi i OBSH e thotë troç se çfarë po bëhet

Nuk ka asnjë garanci që shkencëtarët do jenë në gjendje të zhvillojnë një vaksinë efektive kundër koronavirusit. Këtë ka thënë gjatë mbledhjes së Komitetit Shëndetësor në Parlamentin e BE-së shefi i OBSH-së Tredros Ghebreyesus.

Ai shtoi se edhe nëse zhvillohet, nuk do jetë në dispozicion për të paktën një vit.

"Do të ishte shumë e vështirë të thuash me siguri se do të kemi një vaksinë’, tha ai duke shtuar: 'Asnjëherë nuk kemi pasur një vaksinë për koronavirusin, kështu që kur të zbulohet duke shpresuar se do të zbulohet, do të jetë e para’.  

Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të njohur dhe luftuar patogjenët si viruset. Ata konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato ndihmojnë komunitetet të krijojnë imunitet.

Më shumë se 100 vaksina janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, por deri më tani, zyrtarisht vaksinë efektive kundër koronavirusit nuk ka!/ BBC/