Lajme nga Bota

Antonio Gutierrez: Bota i ka hapur dyert ferrit

Antonio Gutierrez: Bota i ka hapur dyert ferrit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres kritikoi udhëheqësit botërorë për mosmarrjen e masave për largimin nga karburantet fosile, në samitin për klimën që po mbahet në Nju Jork.

"Ne duhet të kompensojmë kohën e humbur për zvarritjen e këmbëve dhe lakminë që grumbullon miliarda nga lëndët djegëse fosile," u tha Guterres. “Njerëzimi ka hapur dyert e ferrit,” paralajmëroi ai, duke vënë në dukje se bota ishte drejt rrugës për një rritje të temperaturës prej 2.8 gradë Celsius.

Në fjalimin e tij, Guterres u bëri thirrje vendeve që kishin përfituar më shumë nga lëndët djegëse fosile të bëjnë një "përpjekje shtesë" për të ulur emetimet.


Folësit më të shquar ishin kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e BE-së Ursula von der Leyen, të cilët sollën angazhime më ambicioze për energjinë e rinovueshme.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndotësit më të mëdhenj të botës, si dhe India dhe Japonia nuk folën në samit.